Masakër në Meksikë, 32 të vrarë në shtatë orë nga bandat e drogës

Dhuna e vazhdueshme në shtetin kufitar verior të Chihuahua, në Meksikë, la 32 të vdekur në vetëm shtatë orë, ndërsa 23 viktima të tjera lidhur me krimin e organizuar u regjistruan në një periudhë 24-orëshe nëpër disa shtete të tjera.
Ciudad Juárez pa masakrën më të madhe me 18 të vrarë në një orë të vetme. Të gjitha përveç tre vrasjeve në qytetin kufitar thuhet se ndodhën në një kohë të përgjakshme mes orës 11:00 të së enjtes dhe mesditës së premte, transmeton Shqiptarja. Katër vetë u vranë gjithashtu në të njëjtën periudhë në kryeqytetin e shtetit të Chihuahua. Nëntë vrasjet e tjera në këtë shtet ndodhën rreth orës 7:00 të mëngjesit.

Dy të mitur, një 14 vjeç dhe tjetri 15 ishin ndër viktimat e Ciudad Juárez. Viktimat e tjera në qytetin kufitar u vranë në disa incidente të veçanta që përfshinin të paktën tre sulme ndaj automjeteve. Tre gra u vranë gjithashtu në një shtëpi në lagjen Primero de Septiembre dhe katër burra u vranë në një dyqan mekanikësh.

Vrasjet në Chihuahua erdhën vetëm dy ditë pasi guvernatori i shtetit deklaroi se qeveria ishte e vendosur për të luftuar krimin këtë vit.

Loading...