Masakra në Selenicë, ja çfarë i kishte ndodhur autorit para dy javësh

Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Selenicë të Vlorës, ku një 24 vjeçar, Ridvan Zykaj, ka shtënë me armë mbi disa familjarë të tij, duke i lënë të vdekur 8 prej tyre.

Mësohet se para dy javësh, Ridvani ishte dhunuar nga një prej të afërmve të tij, që nuk dihet nëse është pjesë e viktimave, dhe kishte përfunduar me lëndime të shumta në spital.

Kjo është arsyeja që dyshohet se është bërë shkak për ndërmarrjen e kësaj vepre kaq të rëndë, ku janë ekzekutuar 8 persona, disa prej tyre prej një familjeje, ndërsa të gjithë kanë qenë të afërm me njëri-tjetrin dhe autorin.

Loading...