Masë e re paraburgimi për vrasjen e Nikolla Sazdovskit

Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi një – Shkup duke vepruar sipas propozimit të PSP Shkupi për përcaktimin e masës për paraburgim për të dyshuarit B.B dhe S.D. për veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 VV me nenin 22 nga Kodi Penal sot solli vendim me të cilin e ndërpreu masën paraprake të paraburgimit për vepër penale “dhunë” dhe përcaktoi masë të re paraburgimi për vepër penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 VV me nenin 22 nga Kodi Penal.

“Masa e re do të zgjasë deri në skadimin e 30 ditëve llogaritur nga momenti kur dy personat e dyshuar tashmë janë privuar nga liria”, njoftojnë nga Gjykata për MIA-n.

Prej atje sqarojnë se Gjykata jep të njëjtin vlerësim pavarësisht asaj që bëhet fjalë për vepër të re penale, sepse bëhet fjalë për ngjarje të njëjtë penale-ligjore, pa marrë parasysh kualifikimin e tij ligjor, ndërsa në përputhje me nenin 171 paragrafi 1 nga LPP, paraburgimi i caktuar nga vendimi i gjykatësit në procedurën paraprake mund të zgjatë më gjatë se 30 ditë nga dita kur janë privuar nga liria, gjegjësisht në kohëzgjatje të paraburgimit llogaritet çdo privim nga liria.

Sipas raportit të policisë, B.B., S.D., dhe J.L (19) të gjithë nga Shkupi, më 29 të muajit të kaluar rreth orës 17:30 në Shkup në stacionin e autobusit në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” personat e dyshuar fizikisht kanë sulmuar N.S., i cili më pas është dërguar në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Pas dhjetë ditësh djali i rrahur iu nënshtrua lëndimeve.

Loading...