Ministria e arsimit dhe shkencës ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentët e rregullt të regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet publike dhe private dhe institucione për arsim sipëror në Republikën e Maqedonisë për vitin akademik 2015/2016.

а) Grupi i parë – 1.500 bursa për studentët e kategorive sociale;
b) Grupi i dytë:
630 bursa (590 për studentët e regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet dhe institucionet publike për arsim sipëror dhe 40 bursa për studentët e regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet dhe institucionet private për arsim sipëror), për studentët të cilët kanë arritur sukses posaçërisht të lartë gjatë mësimit, edhe atë për studentë të regjistruar në fakultetet teknike dhe shkencat mjekësore që kanë arritur sukses mesatar nga viti i I deri në vitin e regjistruar aktual prej së paku 8.50, ndërsa për studentët në fakultetet e shkencave shoqërore dhe fakulteteve të arteve të arrijnë së paku suksesin mesatare prej 9.00;

125 bursa (105 bursa për studentët e regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet dhe institucionet publike për arsim sipëror dhe 20 bursa për studentët e regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet dhe institucionet private për arsim sipëror), për studentët të cilët kanë arritur sukses posaçërisht të lartë gjatë mësimit, edhe atë për studentë të regjistruar në programet studimore për informatikë që kanë arritur sukses mesatar pre vitit të I deri në vitin e regjistruar aktual prej së paku 9.00 të suksesit mesatar;

c) Grupi i tretë – 650 bursa (620 bursa për studentët e regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet dhe institucionet publike për arsim sipëror dhe 30 bursa për studentët e regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet dhe institucionet private për arsim sipëror), për studentët e regjistruar në programet studimore nga sferat shkencore të shkencave matematiko-natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe/ose shkencave të medicinës dhe të cilët kanë arritur sukses mesatar prej vitit të I deri në vitin e regjistruar aktual prej së paku 7.00 të suksesit mesatar.

I. KUSHTET PËR NDARJE TË BURSAVE STUDENTORE

Të drejtë për bursa kanë studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet publike dhe private për arsim sipëror në Republikën e Maqedonisë dhe të cilët i plotësojnë kushtet në vijim:
1. Të jenë studentë të rregullt;
2. Të mos kishin përsëritur vit gjatë studimeve;
3. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga ndonjë institucion, ose kompani tjetër;
4. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

Kriteret për ndarje të bursave janë:

а) Grupi i parë – bursa për studentë nga kategoritë sociale
1. Sukses i arritur nga vitet e kaluara studimore deri në vitin aktual 2015/2016 për të gjitha programet studimore. Në bazë të këtij kriteri mund të merren më së shumti 20 pikë.
2. Studentët e fakulteteve teknike dhe shkencave mjekësore fitojnë në mënyrë plotësuese 10 pikë.
3. Për kriterin mundësi materiale të studentëve dhe familjes së tyre më të ngushtë, merren pagesat e përgjithshme mujore për anëtar të familjes së studentit (neto pagesat mujore dhe të hyrat vjetore në baza të ndryshme të shfaqura në formularin nga Drejtoria e të hyrave publike – të hyrat: nga kryerja e veprimtarive bujqësore, nga kryerja e veprimtarive ekonomike, nga kryerja e veprimtarive individuale, nga prona dhe e drejta e pronës, nga të drejtat autoriale dhe të drejtat të pronësisë industriale, nga dividendët, nga fitimet e realizuara kapitale, nga fitimet prej lojërave të fatit dhe të hyrave të tjera). Në bazë të këtij kriteri fitohen më së shumti 60 pikë.
4. Shtesë prej 10 pikëve fitojnë studentët fëmijë të një prindi, student fëmijë të prindërve të papunë, studentë fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore, studentët fëmijë me nevoja të posaçme dhe studentë fëmijë të përdoruesve të kompensimit në bazë ndërprerjes së marrëdhënies së punës për shkaqe afariste për të cilat të hyrat e përgjithshme në familje janë nën neto pagesën minimale të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë.
5. Studentët të cilët nuk kanë dhënë së paku 80% të provimeve të parapara për vitet e kaluara studimore nuk do të jenë të radhitur. Për studentët të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet publike dhe private për arsim sipëror ku numri i përgjithshëm i provimeve të parapara për një vit studimor është më pak se 10 (dhjetë) provime, për kriterin të kenë të dhënë së paku 80% të provimeve të parapara do të merret kriteri të kenë të dhënë vetëm dy provime më pak nga numri i përgjithshëm i paraparë i provimeve.
6. Dokumentet e studentëve, që do të fitojnë 0 pikë në bazë të kriterit mundësi materiale (të shfaqura në pikën 3 të këtij grupi), nuk do të merren parasysh.

b) Grupi dytë – bursa për studentët që kanë arritur sukses posaçërisht të lartë në mësim
1. Sukses i arritur nga vitet e kaluara studimore deri në vitin aktual 2015/2016 për të gjitha programet studimore. Në bazë të këtij kriteri mund të merren më së shumti 100 pikë.
2. Studentët të cilët nuk kanë dhënë së paku 90% të provimeve të parapara për vitet e kaluara studimore nuk do të jenë të radhitur. Për studentët të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet publike dhe private për arsim sipëror ku numri i përgjithshëm i provimeve të parapara për një vit studimor është më pak se 10 (dhjetë) provime, për kriterin të kenë të dhënë së paku 90% të provimeve të parapara do të merret kriteri të kenë të dhënë vetëm një provim më pak nga numri i përgjithshëm i paraparë i provimeve.
3. Nëse nuk përmbushet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve nga universitetet dhe institucionet publike për arsim sipëror, komisioni mund të plotësojë kuotën me studentë, të cilët i përmbushin kushtet nga universitetet dhe institucionet private për arsim sipëror dhe anasjelltas, nëse nuk përmbushet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve nga universitetet dhe institucionet private për arsim sipëror, komisioni mund të plotësojë kuotën me studentë, të cilët i përmbushin kushtet nga universitetet dhe institucionet publike për arsim sipëror.

c) Grupi i tretë – bursa për studentët e regjistruar në programe studimore nga sferat shkencore të shkencave matematiko-natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe/ose të mjekësisë
1. Sukses i arritur nga vitet e kaluara studimore deri në vitin aktual 2015/2016 për të gjitha programet studimore. Në bazë të këtij kriteri mund të merren më së shumti 100 pikë.
2. Studentët të cilët nuk kanë dhënë së paku 80% të provimeve të parapara për vitet e kaluara studimore nuk do të jenë të radhitur. Për studentët të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet publike dhe private për arsim sipëror ku numri i përgjithshëm i provimeve të parapara për një vit studimor është më pak se 10 (dhjetë) provime, për kriterin të kenë të dhënë së paku 80% të provimeve të parapara do të merret kriteri të kenë të dhënë vetëm dy provime më pak nga numri i përgjithshëm i paraparë i provimeve.
3. Nëse nuk përmbushet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve nga universitetet dhe institucionet publike për arsim sipëror, komisioni mund të plotësojë kuotën me studentë, të cilët i përmbushin kushtet nga universitetet dhe institucionet private për arsim sipëror dhe anasjelltas, nëse nuk përmbushet kuota me numër të mjaftueshëm të studentëve nga universitetet dhe institucionet private për arsim sipëror, komisioni mund të plotësojë kuotën me studentë, të cilët i përmbushin kushtet nga universitetet dhe institucionet publike për arsim sipëror.
II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
Studentët të cilët paraqiten në konkurs, duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike e cila gjendet në internet portalin http://konkursi.mon.gov.mk duke filluar prej më 17.11.2015 deri më 27.11.2015.
Rekomandohet që para paraqitjes elektronike, kandidatët t’i kompletojnë dokumentet e nevojshme në pajtim me bursën për të cilën aplikojnë, që të mund në fletëparaqitjen elektronike të fusin të dhënat e sakta nga dokumentet.
Për studentët të cilët janë paraqitur më shumë herë, si valide do llogaritet fletëparaqitja e fundit.
III. VENDI DHE AFATI PËR PARASHTRIMIN E DOKUMENTEVE TË NEVOJSHME
Studentët, të cilët janë paraqitur në mënyrë elektronike në konkurs, duhet që në Ministrinë e arsimit dhe shkencës, rr. “Sv. Kiril i Metodi” nr. 54, Shkup, prej më datë 30.11.2015 deri më 15.12.2015, në terminin e zgjedhur, të parashtrojnë dokumentet në vijim:
1. Listë evidentuese, të publikuar në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk;
2. Vërtetim për regjistrim të rregullt në semestrin dimëror për vitin akademik 2015/2016;
3. Numër identifikimi nga fletëparaqitja e plotësuar elektronike në mënyrë të suksesshme;
4. Certifikatë me numrin e provimeve të parapara dhe të dhëna nga vitet i kaluar;
5. Formular të vërtetuar “UPPI” në formë dhe përmbajtje të publikuar në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk;
6. Dokumentet për përcaktimin e gjendjes materiale të kandidatit:
• Për anëtarët e punësuar të familjes të dorëzohen vërtetime për pagesën e marrë për muajin shtator të vitit 2015 ose nëse gjatë këtij muaji nuk është marrë pagesa, të dorëzohet vërtetim për pagesën e marrë në muajin e fundit për këtë vit (për prindërit-kujdestarët, vëlla/motër që janë të punësuar në institucione shtetërore dhe publike të dorëzohet vërtetim për pagesë të vërtetuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit-kujdestarët, vëlla/motër që janë të punësuar në firma private të dorëzojnë vërtetim për pagesë si dhe deklaracion të vërtetuar për pranim të pagesës);
• Për anëtarët e pensionuar të familjes të dorëzohet dokument për shumën e pensionit – çek;
• Për prindërit e shkurorëzuar të dorëzohet dëshmi për shkurorëzimin dhe nëse kandidati merr alimentacion, e njëjta të tregohet si e hyrë mujore;
• Për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet vendimi i fundit ose çeku i fundit;
• Për invaliditet të dorëzohet rezultati dhe mendimi për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillimin fizik ose psikik dhe nevojat specifike të dhënë nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësim të nevojave specifike të personave me pengesa në zhvillim fizik dhe psikik dhe
• Për vëllezër/motra të kandidatit, të cilët janë nxënës/studentë, dorëzohet vërtetim nga shkolla, gjegjësisht fakulteti ose institucion tjetër.
7. Deklaratë të kandidatit se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër, të publikuar në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk;
8. Deklaratë të kandidatit se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat janë identike me ato të dhëna të futura në fletëparaqitjen elektronike, të publikuar në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk;
9. Deklaratë për përpunim dhe shfrytëzim të të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij më të ngushtë (prindërve-kujdestarëve, vëllezërve, motrave), me të cilën kandidati pajtohet Ministria e arsimit dhe shkencës përmes detyrës zyrtare ti sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucione me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim, të publikuar në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk.
10. Indeksin në vend.
Kandidatët të cilët paraqiten për bursë nga grupi i parë dorëzojnë të gjitha dokumentet (prej nr. 1 – nr. 10), ndërsa studentët të cilët paraqiten për bursë nga grupi i dytë dhe i tretë i dorëzojnë dokumentet me numër rendor 1, 2, 3, 4, 5, 7, 8, 9 dhe 10.
Ministria e arsimit dhe shkencës përmes mënyrës zyrtare, në pajtim me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, do të sigurojë të dhënat në vijim:
-Certifikatë nga Drejtoria për të ardhura publike, për të ardhurat e realizuara në baza të ndryshme për vitin paraprak (të hyra nga veprimtaria e pavarur, nga kryerja e veprimtarive bujqësore, nga prona dhe e drejta e pronës, nga kapitali, fitimet e realizuara kapitale, nga fitimet prej lojërave të fatit dhe të hyrave të tjera) për të dy prindërit – kujdestarët, vëlla/motër e kandidatit veç e veç edhe për vet kandidatin;
-status për anëtarët e familjes më të ngushtë të kandidatëve, nga Agjencia e punësimeve të Republikës së Maqedonisë;
-për vëllain/motrën nën moshën 6 vjeçare, si dhe certifikatë të vdekjes për prindin e vdekur nga Drejtoria për udhëheqje me librat e amzës;
-për shtetësi të Republikës së Maqedonisë nga Ministria e punëve të brendshme.
IV. KANDIDATËT NUK DO TË RADHITEN NËSE:
1. Dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe i vonuar.
2. Komisioni vërteton se të dhënat të cilat janë futur në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i dorëzuar.
V. PUBLIKIMI I REZULTATEVE
Lista e kandidatëve të cilëve u ndahet bursa do të publikohet më datë 30.12.2015 në internet portalin http://stipendii.mon.gov.mk.
VI. SHUMA E BURSAVE
Shuma e bursave për Grupin e parë – bursa për studentë të kategorive sociale është 3.300,00denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.
Shuma e bursave për Grupin e dytë – bursa për studentët të cilët kanë arritur sukses posaçërisht të lartë gjatë mësimit dhe të cilët kanë arritur sukses mesatar prej vitit të 1 deri në vitin e regjistruar aktual studimor në fakultetet teknike dhe shkencat mjekësore prej së paku 8.50, ndërsa për studentët e fakulteteve të shkencave shoqërore dhe fakulteteve të arteve të kenë të arritur sukses mesatar prej së paku 9,00 është4.400,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.
Shuma e bursave për Grupin e dytë – bursa për studentë të cilët kanë arritur sukses posaçërisht të lartë në mësim prej së paku 9,00 në programet studimore për informatikë është 6.050,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.
Shuma e bursës për Grupin e tretë – bursa për studentët e regjistruar në programet studimore nga sferat shkencore të shkencave matematiko-natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe/ose të mjekësisë është3.300,00 denarë në muaj, për nëntë muaj gjatë vitit studimor.

Studenti i cili ka konkurruar për një ose më shumë grupe të bursave dhe plotëson kushtet për marrje, i ndahet bursa sipas prioritetit të cilin e ka bërë në listën evidentuese.

Bursa ndahet për aq semestra për studime deridiplomike, sa janë të parapara me aktin e përgjithshëm të institucionit për arsim sipëror, pa stazh të absolventit për studime.

Loading...