Mashtrimet me ushqim, qebapë dhe qofte të mishit të pulës janë shitur si të derrit dhe viçit

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në marketet e Maqedonisë ka zbuluar mish të bluar për qebapë dhe qofte me mish pule i cili është deklaruar si i derrit, i viçit apo i përzier (mish viçi dhe derri).

Mishi është tërhequr nga shitja, ndërsa operatorët e ushqimit janë dënuar me para, nga 5.000 euro si subjekt juridik, përkatësisht me nga 1.700 euro personat përgjegjës në kompani.

Siç deklaroi për MIA-n drejtori i AUV-së, Zoran Atanasov, kontrollet janë zbatuar në maj të këtij viti, por vazhdojnë që të mbrohen konsumatorët dhe të ruhet cilësia e prodhimeve.

“Te pesë operatorë me ushqim konfirmuam se nuk e deklarojnë përdorimin e mishit të shpendëve, ndërsa e vendosin në qebapë ose qofte. Tani atë e ndërpremë. Kemi bërë kontroll direkt në shitje kur për herë të parë e konfirmuam lëshimin e tillë. Kemi marrë mostra nga mishi në markete, ndërsa rezultatet që i morëm nga analiza e ADN-së për origjinën, nga cila kafshë është, ishin pozitive. U konfirmua se në ato prodhime është përdorur mishi i shpendëve”, tha Atanasov.

Operatorët nuk e kanë ditur se janë marrë mostra për analizën. Hulumtimi është përsëritur edhe njëherë, direkt nga linja prodhuese. Rezultatet atëherë janë konfirmuar edhe njëherë.

Loading...