Ndërmarrësi Ramiz Kelmendi thotë të jetë në hall. Për një sektor ka kontraktuar makineri në vlerë rreth 20 milionë euro, por nuk di se ku të gjejë kuadro kompetente për ta mbikëqyrur prodhimin e planifikuar.

Shpesh atij i është dashur të kërkonte si punëtorë shtetas të huaj. Jo një herë, por disa herë i ka rënë t’ia paguante një italiani ditën deri në 1 mijë euro.

Disa turq i ka mbajtur për vite rresht me pagë mujore prej 2 mijë eurosh, të cilëve ua ka paguar edhe shpenzimet e udhëtimit, të banimit dhe të tjera, shkruan “Koha Ditore”.

Ka aktualisht në marrëdhënie pune edhe qytetarë nga rajoni, të cilëve u jep pagë shumë më të lartë sesa mesatarja.

Dhe, tani është në kërkim të disa profileve që nuk po i gjen në Kosovë

Loading...