Mashtruesi Rama, detyrimet e BE-së i shet si ide reformatore të tijat

Arben Llalla

Kryeministri Edi Rama vazhdon të manipulojë shqiptarët me kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, sikur këto na qenkan idetë të shpikura nga mendja e tij.

Rama shpalli dje gjithë triumfalizëm nismën për drejtorët e shkollave në Shqipëri që do të nisin arsimimin për të patur aftësitë e duhuara në përmbushjen e kësaj detyrë.

Në të vërtetë kjo nismë është njëra nga detyrat e shumta të BE-së. Republika e Maqedonisë këtë nismë e nisi në vitin 2007. Çdo mësues në shkollat e fillore dhe të mesme, nëse dëshironte të bëhej drejtor duhej të pajisej me licensë. Kjo licencë fitohej, vetëm pasi ndiqje kurset, jepje disa provime dhe më tej jepje provimin përfundimtar përpara komisionit të ministrisë së arsimit. Në përfundim duhej të paguheshin edhe rreth 300 euro.

Pra, Rama po na paraqet para shqiptarëve kushtet e BE si ide të tijat.

Nisma e librave falas dhe licenca për drejtorët janë kushtet për hapjen e bisedimeve për t’u anëtarësuar në BE dhe të paktën këto kushte të sipërmendura Maqedonia i ka realizuar qysh më 2007.

Loading...