Kështu duket një ditë vikendi në kanjonin e Matkës Turistë nga vendi, rajoni e bota vijnë këtu për të shijuar bukuritë natyrore të kanjonit, por shpesh kthehen të dëshpëruar nga mungesa e infrastrukturës dhe kushteve elementare. Gadaf Salihi, njëri nga shitësit ambulant, që çdo ditë është në Matkë thotë se mungesa e tualeteve dhe shportave janë gjërat për të cilat më së shpeshti ankohen vizitorët. “Kohëve të fundit ka gjithnjë e më shumë vizitorë, sidomos vikendeve. Edhe rrugët bllokohen nga kallaballëku.

Mirëpo investimi është katastrofë, nuk ka tualete, nuk ka shporta. Vizitorë ka shumë, sidomos nga Kosova”, tha Gadaf Salihi, shitës ambulant. Martin Ferneson ka ardhur me familjen e tij 14 anëtarëshe nga Suedia. Ai po ngjitet në barkë për të parë bukuritë e kanonjit nga një kënd tjetër. Këtu kanë ardhur për të festuar ditëlindjen e 70 të gjyshes së tyre. “Më pëlqen Maqedonia shumë, kemi qenë këtu shumë herë, është fantastike këtu. Njerëzit janë shumë miqësor dhe ushqimi është shumë i mirë. Kësaj here vendosëm të vijmë në liqenin Matka, sepse po festojmë ditëlindjen e 70-të të gjyshes tonë”, tha Martin Ferneson, vizitor nga Suedia. Shumicën e turistëve në Matkë e përbëjnë qytetarët e Kosovës fqinje.

Nga ata që kanë ardhur për ta kaluar ditën e diele në Matkë, thonë se natyra është mbresëlënëse, por mungesa e tualeteve, shportave dhe infrastrukturës adekuate lenë një përshtypje jo të mirë për kujdesin që shteti i kushton kësaj qendre turistike, shkruan Tv21.tv “Matka është shumë atraksion i mirë dhe vend shumë i bukur, por ka mungesë të investimeve infrastrukturore. Edhe këtu është mentaliteti i njëjtë si në Kosovë dhe në Ballkan, nuk ju kushtojnë shumë rëndësi vendeve që ju krijojnë të ardhura dhe që janë vende me interes për ta”, tha Arbëreshë Uka, vizitore nga Kosova.

“Më pëlqejë natyra, shumë e bukur, një peizazh shumë i bukur, mirëpo kishte mungesë të shportave për mbeturina”, tha Aldi Hoxha, vizitor nga Kosova. Barkat janë disa nga atraksionet kryesore në kanjonin e matkës. Qenan Saiti është njëri nga ata që ofron këtë shërbim, ndërsa thotë se pothuajse të gjithë që vijnë, dëshirojnë të shëtisin me barka. Është një gjë që duhet ta bësh për të shijuar plotësisht kanjonin thotë ai. “Gjëja e parë që bëjnë sapo vijnë në kanjon, dëshirojnë të shëtisin me barkë. Kjo është pjesa më atraktive, është më e mira. Ka shëtitje rreth kanjonin, 4 kilometra me barkë që zgjatë rreth 25 minuta një gjiro. Ka dhe barka që shkojnë deri tek shpella, e që zgjatë 1 orë e 30 minuta. Ka rrugë anës, është 6 kilometra që të dërgon deri tek penda tjetër dhe kthehen. Edhe uji është deri atje, por nga shtypja e lartë, nuk guxojmë të shkojmë me barkë deria atje. Nga ana e majtë ka villa private”, u shpreh Qenan Saiti, vozitës i barkës.

Kanjoni i Maktës është ndërtuar në vitin 1963, ndërsa thellësia e saj është deri 35 metra. Shtegu për këmbësorë dhe rruga ujore për barka është gjithsej 6 kilometra i gjatë. Ndryshe në të kaluarën, për të ndritur vetëdijen për nevojën e ruajtjes së ambientit dhe pastrimin e kanjonit, ambasadorët e huaj në vend kanë organizuar disa herë iniciativa për të pastruar kanjonin.

Loading...