Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Jim Mattis, ka mbështetur idenë e Presidentit amerikan, Donald Trump, për të dërguar forcat ushtarake në kufirin midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Mattis ka thënë se ideja e Trumpit është “absolutisht e ligjshme” dhe se ushtria është duke u përgatitur për një gjë të tillë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Ky vendim për t’i dërguar forcat ushtarake në kufi me Meksikën është cilësuar si politik pasi që erdhi në prag të zgjedhjeve të kongresit në SHBA, të cilat u zhvilluan gjatë javës së kaluar. Mattis duke folur para një grupi gazetarësh ka hedhur poshtë kritikat dhe ka thënë se dërgimi i forcave ushtarake në kufirin midis SHBA-së dhe Meksikës, ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Për t’u informuar më shumë rreth deklarimeve të Presidentit Trump, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Loading...