Në periudhën prej 22 deri më 24 Korrik, në Mavrovë, për herë të parë do të organizohet eveniment i madh sportiv me karakter ndërkombëtar, i cili përfshin paraglajdim, çiklizëm dhe aheng në ambient të hapur (Open Air Party).

I emëruar si “Mavrovo Open 2016”, evenimenti në fjalë është nën organizim të klubit të paraglajdingut “Condor” nga Gostivari, në bashkëpunim me Insitutin për zhvillim profesional LEORON Group dhe televizionit kombëtar ALSAT-M TV si dhe disa sponzorëve vendas.

Organizatorët shprehen se Mavrovo Open 2016 paraqet vazhdim dhe zgjërim të garave tradicionale të deritanishme në paraglajdind, të emëruara si “Gostivar Paragliding Cup 2012, 2013 dhe 2014“, si dhe “Gostivar Open 2015“.

Krahas paraglajderistëve vendas dhe atyre nga rajoni që këtë vit do të frekuentojnë evenimentin, organizatorët paralajmërojnë edhe një sërë atrakcionesh tjera, mes të cilave edhe aheng në ambient të hapur me DJ-ë vendas dhe nga rajoni, bende muzikore dhe artistë, gara me biçikleta rreth liqenit të Mavrovës, kalërim në natyrë, turne me varka rreth liqenit etj.

Loading...