Anëtarët e SHKA Ilirida organizojnë Festivalin e parë Folklorik të këngëve dhe valleve për fëmijë me emrin “Brez pas Brezi”. Ky është festivali i parë dhe organizohet më 29 prill, në Ditën ndërkombëtare të Valleve, shkruan Gazeta Lajm.
Festivali fillon me diefile nga QT Çairçania deri në Çarshinë e Shkupit. Pastaj në Sheshin Skenderbeu do të mbahet festivali ku do të mbahet program i begatë artistik, njofton përgjegjësi i festivalit, Imer Bajrami.

Loading...