Mbi 10 mijë refugjatë presin të hyjnë në Maqedoni

Më shumë se 10 mijë refugjatë janë ngatërruar në Idomeni, kufirin Greqi-Maqedoni, transmeton gazeta “Lajm”. Një pjesë e madhe e fëmijëve, po përballen me probleme shëndetësore për shkak të motit të ftohtë, ndërsa nje pjesë e tyre kanë probleme edhe me frymëmarrjen, por prindërit e tyre, po refuzojnë t’i shtrojnë për ndihmë mjekësore nga frika se do ta humbin radhën që është formuar drejt kufirit të Maqedonisë, thotë përfaqësuesi i Komitetit ndërkombëtarë për emigrantë, raporton gazeta greke “Prototema”.

Agjencia greke e lajmeve ANA, sot ka njoftuar se në portin e Selanikut “Pireja”, kanë mbërritur 2 feribotë me rreth 3 mijë refugjatë, ndërkohë që priten edhe tre anije me refugjatë që janë nisur nga ishujt e pjesës lindore të Detit Egje./Lajm

Loading...