Mbi 100 OJQ me letër publike kundër presionit të pushtetit

?????????????????????????????????????????????????????????

Organizatat joqeveritare në vend nëpërmjet një dekarate të përbashkët kanë kërkuar përkrahjen e qytetarëve, institucioneve dhe të Qeverisë, pas sulmeve të periudhës së fundit. Fushatën ndaj këtyre organizatave, ata e kanë quajtur sulm ndaj mjetit më të fuqishëm të qytetarëve nëpërmjet të cilit ata mund ta kontrollojnë Qeverinë, raporton Shenja.

“Sulmi ndaj sektorit civil nuk është vetëm lajm propagandues për të cilin dëgjohet në media. Ai është sulm i shoqërisë civile, nderit, dinjitetit dhe imazhit të qytetarëve të cilët janë lindur këtu, jetojnë, punojnë, paguajnë tatime, ndërsa punën dhe angazhimin e tyre, profesional ose vullnetar, ia përkushtojnë përmirësim të jetës së gjithë qytetarëve në vend në mënyrë të barabartë”, tha Uranoja Pirovaska nga Komiteti i Helskinkit.

Arianit Xhaferi nga Eco Guerilla deklaroi se pavarësisht faktit se organizata të cilën ai drejton nuk ka qenë e përfshirë në këto akuza dhe nuk kanë qenë as të inspektuar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike janë pjesë e kësaj për të mbrojtur sektorin civil në Maqedoni.

“Nëse dëmtohet sektori civil, dëmtohet interesi i çdo qytetari.  Një pjesë e kësaj lufte që po zhvillohet për çlirimin, kushtimisht të themi, të sektorit civil do i shërbej edhe çlirimit të gazetarëve të shumtë, mediave të shumta të cilat pavarësisht se nuk duan të shkruajnë lajme që shkruajnë janë të detyruar nga forcat e pushtetit. Pra, është një angazhim shumë i gjerë i cili kërkon përfshirje të më shumë organizatave joqeveritare, të më shumë pjesëtarëve të sektorit civil”, tha Arianit Xhaferi nga Eco Guerila.

Letra e hapur drejtuar opinionit publik është nënshkruar nga 122 organizata joqeveritare nga i gjthë vendi.

Ndërkaq, një pjesë e OJQ-ve që veprojnë në vend, kohëve të fundit kanë qenë të sulmuara nga disa media dhe janë akuzuat se janë pjesë e komplotit për shkatërrimin e shtetit.

Loading...