Mbjellje e pemëve dhe lexim i poezisë në nder të Atvud

Në nder të fitueses së “Kurorës së Artë” të Edicionit të 55-të të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, romancierja, poetja, kritikja letrare dhe aktivistja Margaret Atvud sot në parkun e Poezisë do të mbillen pemët.

Pjesa e pashmangshme është edhe leximi i poezisë në nder të laureatit, ndërsa sonte në kishën “Shën Sofia” në Ohër do të mbahet portreti poetik dedikuar Atvud.

Në programin e festivalit janë edhe “Netët pa interpunksion” gjegjësisht lexime poetike në skenë të hapur në afërsi të derdhjes së lumit të Drinit të Zi.

Atvud është fituesja e 51-të e “Kurorës së Artë”, ndërsa mirënjohje do t’i ndahen nesër në mitingun poetik ndërkombëtar “Urat” që tradicionalisht çdo vit mbahet në Urën e poezisë. Në këtë manifestim do të jepen edhe çmimet “Vëllezërit Milladinovci” për vitin 2016 për librin më të mirë poetik në gjuhën maqedonase të publikuar midis dy edicioneve të festivalit të Ivan Xhelaroskit për librin “Drita e Shën Gorës” dhe “Urat e Strugës” së Runa Svetlikova që e ndajnë MSP dhe për librin më të mirë debutues.

Mirënjohjen më të lartë të festivalit, Mbrëmjet Strugane të Poezisë përbëhet nga kurora dafine të punuara me filigran.

Loading...