Mbolli pemë në të njëjtin vend çdo ditë, 37 vjet më vonë habitet nga ajo që sheh (Video)

Mbolli pemë në të njëjtin vend çdo ditë, 37 vjet më vonë habitet nga ajo që sheh (Video)

Prej vitit 1979, Jadav Payeng ka mbjellë me duart e tij një pyll më të madh se Parku Qendror në Nju Jork.

Adhuruesi i pemëve ia doli që një djerrinë ta kthente në një parajsë tropikale, si për kafshët ashtu edhe për njerëzit.

115 elefantë, rino, drerë dhe tigra tani e quajnë këtë pyll prej 550 hektarësh shtëpi, transmeton Gazeta Express.

Payeng ëndërron që ishullin e tij të Majulit ta kthejë në një pyll të bukur. Zhvillimi i bujqësisë dhe ndikimi i njeriut shkatërroi bukurinë natyrore të ishullit të tij, por Payeng është duke e bërë pjesën e tij për ta rikthyer ekosistemin përsëri.

Ai është me mision dhe ka dëshmuar se një veprim i vogël i njeriut mund të bëjë një ndryshim të madh me kalimin e kohës. “U them atyre, prerja e pemëve të mija nuk do t’ju sjell asgjë. Më preni mua para se t’i preni pemët e mia”, thotë ai.

Shikojeni historinë mahnitëse të tij në videon më poshtë të National Geographic.

Loading...