Kumanovë, 1 nëntor – Në Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë sonte me fillim nga ora 20 do të hapet ekspozita e fotografive “Pëshpëritje të fshehura” nga artisti akademik Muhamedali Alili – Dali.
Ekspozita përmban rreth 30 fotografi nga krijimtaria e tij më e re. Fotografitë e artistit arrijnë të shfaqin momente dhe ta përmbushin zbrazëtirën, shkruan për krijimtarinë e artistit, Fahredin Shehu nga Prishtina.
“Veprat e tij janë me pajtueshmëri të plotë me natyrën, siç edhe arti duhet të jetë. Në këtë rrugë të gjatë të vetë-realizimit, gjegjësisht pjekurisë artistike, Alili arrin ta paraqesë shpirtin e tij të ndjeshëm artistik”, thekson Shehu.
Kumanovari Alili ka diplomuar në FAF Shkup në vitin 2000 në degën grafikë, në klasën e profesorit Dimitar Milladinov. Merret me grafikë, disenj, pikturë dhe fotografi. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita grupore në Maqedoni dhe jashtë. Është fitues i çmimeve dhe mirënjohjeve në shtet dhe jashtë tij.

Loading...