Ministria e Ekologjisë, ajo e Tranbsportit dhe lidhjeve, Qyteti i Shkupit dhe drejtoria e Resurseve energjetike, nuk e japin Vodnon për varg ndërtimesh dhe e mbrojnë atë me çdo kusht, ndërsa në lidhje me ndërtimin e rrjetit të gazifikimit është bërë projektim i saktë dhe i monitoruar nga këto institucione. Zv/ministri i Ekologjisë Jani Makraduli, tha se analizat dëshmojnë që gazifikimi është sistemi më i mirë për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ndërsa Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, tha se i kanë marrë parasysh sygjerimet e qytetarëve dhe është bërë ndryshim i planit të ndërtimit të trajtores në Vodno, duke kursyer hapësira të mëdha të pyjeve.

Jani Makraduli, zv/ministër i Ekologjisë

“Analizat në Evropë dëshmojnë se me tejkalimin e shfrytëzimit në gaz, PM grimcat janë zvogëluar në 31 për qind, analizat nw shtetet e tjera tregojnë se nëse 10 mijë familje kalojnë në gaz, atëherë në ajër do të ketë 1900 tonë më pak oksid azoti, 3900tonë më pak dyoksid squfuri ose 5200 PM grimca më pak// Për shembull në Irlandë, me gazifikimin në familje , çdo familje ka kursyer mesatarisht rreth 67 për qind të financave familjare”.

Goran Sugarevski, ministër për Transport dhe lidhje

Me propozimin e ri, përfshirja e intervenimit në masën me pyje zvogëlohet nga 300 metër kub, në rreth 1400 metër kub. Me propozimin po ashtu trasa zvogëlohet nga 25 metra në 10 metra gjerësi dhe shmangen pjesët ku ka masë të dendur të drurit dhe natyrë të pasur bimore. Me këtë sakrtiofikojmë 0,07 përqind zë rajonit pyjor të Vodnos.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, deklaroi se ndërtimi i gatzpërçuesit është për të mirën e të gjithëve, ndërsa Shkup nuk mund të jetë viktimë e këtij procersi. Drejtori i Resurseve Energjetike Bajram Rexhepi tha se në pjesët kyçe gazpërçuesi është në përfundim e sipër.

Petre Shilegov, kryetari i qytetit të Shkupit

Unë si kryetar i Komunës sigurova bashkë me Qeverinë që qyteti jonë të fitojë pyllëzim të Vodnos me mjetet e siguruara nga Rresurset Energjetike si kompensim i drejtpërdrejtë ligjor për gjelbërimin e dëmtuar në vlerë prej 43 milion denarë. Pyëllëzim të shpateve të zhveshura të “Skopska Cërna Gorës” me mjete të siguruara nga Ministria e Mbrojtjes me çka do të ndikojmë drejtpërdrejtë edhe nga përmbytjet por edhe do të ndikojmë drejtpërdrejtë në përmirësimin e mjedisit jetësor në luginën e Shkupit.

Bajram Rexhpi, REM

Nga të tre pjesët ku janë në vijim ndërtimet, në pjesën e parë nga Shtipi deri në Negotinë, tashmë janë përfunduar rreth 90 për qind të punimeve ndërtimore, kjo pjesë pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe është në gjatësi prej rreth 36 kilometra. Pjesët tjetër është nga Negotina deri në Manastir, në gjatësi prej 92 kilometri dhe tjetra është nga Shkupi deri në Gostivar përmes Tetovës, në gjatësi prej 76 kilometra plus 10 kilometra dega për Tetovën. Të dy këto pjesë janë në ndërtim e sipër, tashmë janë realizuar rreth 25 për qind të punimeve ndërtimore dhe priten të përfundojnë në fund të vitit të ardhshë, dhe në gjysmën e dytë të vitit 2020 do jenë operative.

Kryetari i Qytetit të Shkupit tha se në Bashkëpunim me Qeverinë kanë vendosur që të ndajnë mjete edhe për projektet për korridoret e gjelbërta në Lepenec dhe Saravë, një milion euro për gjelbërim të qytetit, të siguruara nga Ministria e mjedisit jetësor, sjellje të ligjeve për mbrojtjen e parkut dhe pyjeve në Vodno dhe Kanionin Matka, vendosje të filtrave të oxhaqeve në pesë ndërtesat e mëdha në institucionet publike në qytetin tonë.

 

Loading...