Mbyllet libraria e njohur në Shkup, “Tabernakull”

Pas 17 viteve, libraria e njohur për shkupjanët dhe shumë më gjërë “Tabernakull” në “Rekord”, afër Teatrit për fëmijë dhe të rinj, prej nesër mbyllet. Për këtë hap jo të famshëm u vendos shtëpia botuese “Tabernakull”, e cila është botuesi i parë privat në vend, formuar para pavarësisë së Maqedonisë, në vitin 1989, shkruan sdk.mk.

“E dimë se kjo është lajm pikëllues, posaqërisht për lexuesit tanë lojal dhe miq me të cilët do të kujtojmë shumë momente të paharrueshme gjatë viteve të kaluara në librarinë, por pas shumë të menduari, megjithatë vendosëm se, më tepër nuk është e mundshme, për neve të shkojmë kundër logjikës ekonomike. Gjatë kohë, në një mënyrë e subvenciononim librarinë, e cila nuk kishte fitim të mjaftueshëm që do t’i mbuloj harxhimet, duke shtuar këtu edhe qiranë. Hapësira është e Ministrisë së kulturës. Nga atje, sipas kushteve të tregut ishte formuar edhe qiramarrja që na u bë barë e madhe për ta mbuluar, dhe kontrata u shkëput. Këtë moment vendosëm ta kuptojmë si mundësi motivuese për ideja të reja, freski e re që do ta ofronim në ardhmëri”, thotë Kryeredaktori Vanço Karanfillov për sdk.mk.

Hapësira ku është vendosur libraria “Tabernakull” është ne pronë të Ministrisë së kulturës, nga aty sot nuk morëm përgjigje çka do të ndodh me hapësirën./LAJM

Loading...