TeMbyturit

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotshme në Berat, ku dy adoleshentë që kishin hyrë në lumë për t’u freskuar nga temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin, u rrëmbyen nga rrjedha dhe u mbytën. Të rinjtë e moshës 15 dhe 16-vjeçare humbën jetën në vendin e quajtur “Pllakat” pranë Bjeshkores.

Lajmin e konfirmoi zyrtarisht edhe policia e Beratit, e cila është njoftuar për ngjarjen rretho orës 18:00, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë ndodhur edhe më herët. Sipas burimeve, trupi i njërit prej djemve u nxor nga uji pak pas ngjarjes dhe u dërgua në morgun e Beratit, nga ku pritet të kryen procedurat mjeko-ligjore.

I riu, Luan Demiraj 17 vjeç, mbante një tatuazh në qafë me germën “L”. Në vendngjarje janë gjetur edhe disa nga sendet personale të të rinjve, të lëna në bregun e lumit, si telefona celularë dhe veshjet. Ndërsa kërkimet për djalin e dytë, që dyshohet të jetë Ridvan Broka, 17 vjeç, janë ndalur për shkak të errësirës.

Pas alarmit të marrë se dy të rinjtë janë zhdukur teksa po laheshin në lumë, janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s të cilët janë nisur në kërkim të dy adoleshentëve. Burme nga policia bëjnë me dije se një familje ka shkuar për të identifikuar trupin e viktimës që u nxor nga lumi, por pasi e kanë parë kanë konstatuar se trupi nuk i përket djalit të tyre.

Loading...