Policët Armend Trena dhe Malësor Dashi, të cilët kishin rënë më 28 prill në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me veturën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, sipas raportit të ekspertizës së komunikacionit, janë vetë-aksidentuar. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari. Sipas tij, autopsia e trupave që u gjetën javën e kaluar në lumin Lepenc, ende nuk është publikuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Autopsia pritet të kryhet deri të hënën.

Ndryshe, trupi i Malësor Dashit u gjet pesë kilometra nga vendi i ngjarjes, pas gjashtë ditësh, ku dyshohej fillimisht se kishte rënë vetura. Ndërsa, trupi i Armend Trenës, u gjet në ditën e dhjetë të kërkimeve, gjashtë kilometra nga vendi i ngjarjes, në lumin Lepenc, më saktësisht në vendin e quajtur “Kulla me Çeshme’’.

Loading...