Luftëtari irlandez i MMA, Konor McGregor ka folur pas humbjes nga rusi Khabib Nurmagomedov duke i dërguar një mesazh të ashpër.
“Rrahje e mirë, i gëzohem ndeshjes së kthimit”, ka shkruar McGgregor në rrjetet sociale dhe ka paralajmëruar se do t’i revanshohet kundërshtarit të tij, duke pritur tani përgjigjen e Nurmagomedovit.

McGregor pësoi humbje në raundin e katër, kur Nurmagomedov e kapi për fyti dhe e detyroi të dorëzohet. Nurmagomedov mbrojti titullin e kampionit të botës në kategorinë e lehtë me bilans prej 27-0-0, kurse McGregor pas dy vitesh u kthye në kafaz dhe humbi.

Loading...