A jetohet në Shqipëri? Përgjigjen e japin 10 mijë të rinj në të gjithë vendin që përmes performancës së tyre i japin fund dilemës së largimit nga atdheu.

Sirea Film në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të sjellin me 25 mars në një ritëm sinkron 2017 të rinj që sëbashku në sheshin “Skëndërbej” do të sjellin performancën masive që tenton të futet në rekordet Guinnes.

“Paqe, dashuri, bashkëjetesë, e gjithë Shqipëria një zemër, një ritëm, ndodh vetëm në vendin tonë ndaj mos e braktisni vendlindjen”.

Është ky mesazhi që synon gjithë përfshirjen e të rinjve përmes “Cup Song Albania” risjellë nga 16 vjeçarja shqiptare Vivian Kokeri.

“Cup Song Albania” do të interpretohet njëkohësisht me 25 mars në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

/Oranews.tv/

Loading...