Më 27 gusht Rama mbledh në Durrës kryeministrat e rajonit

Më 27 gusht në Durrës kryeministrat e rajonit pritet të mbajnë një takim të përbashkët ndërkohë që kryeministri Rama ka ftuar kështu kolegët e tij nga Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Kosova dhe Serbia duke i pritur kështu në vilën qeveritare atje.

Në këtë takim pritet të marin pjesë dhe përfaqësues të lartë të BE-së ndërsa temë kryesore e takimit do të jetë diskutimi mbi pregaditjen e projekteve të përbashkëta nga procesi i Berlinit.

Takimi do jetë në formatin e njejtë si i pari që u mbajt në Durrës më 26 gusht të vitit të kaluar në të cilin mori pjesë dhe kryeministri Zaev.

Krahas kryeministrave të rajonit në këtë takim do marin pjesë dhe Johanes Hahn dhe nënkryetari i Banks Botërore për Europë dhe Azinë qendrore, Siril Miler.

Loading...