Organizuar nga shoqata “Kult”, nën patronatin e Komunës së Kërçovës, mbështetur nga Ministria e Kulturës së R. M dhe kompania “Lindi” vjen festivali i njohur mbarëkombëtar i këngës për fëmijë “ Dita jonë” 2017 por ndryshe nga vitet e kaluara me këngë të interpretuar nga fëmijë të moshës 11-15 vjecare që përfshijnë moshën fëmijërore dhe rinore duke marrë karakter më serioz.

Drejtori i festivalit Shkodran Tolaj bën të ditur se për shkak të zgjedhjeve dhe gjendjes politike në vend, festivali “Dita jonë”2017 I paraparë dhe I mbajtur tre vite me radhë për ditën ndërkombëtare të fëmijëve 1 qershor është vendosur që sivjet të vijë si edicion special, pikërisht me rastin e festës së flamurit  me 28 nëntor ora 16:00 në Pallatin e Kulturës në Kërçovë, në një klimë tejet festive në Uskanën që për herë të dytë do të frymojë shqip dhe për një mandat katër vjecar. Ky festival ndryshe nga të gjithë festivalet tjera në viset shqiptare ka vendosur të sjellë tematikë atdhedashurie përmes kompozitorëve më në zë dhe këngët më të arrira për flamur dhe atdhe pa harruar dhe plagët e vjetra shqiptare siq është mërgimi.

“Fryma e atdhedashurisë, bashkimit, unifikimit është ajo që rrit brezat e rinjë në mënyrë të shëndoshë dhe këto mesazhe  do të barten përmes 16 këngëve konkurese që janë pjesë e festivalit Dita jonë . 28 nëntori është dita e fëmijëve dhe të rinjëve dhe u takon brezave të rinjë andaj them se ky spektakël është shumë i qëlluar” tha drejtori Tolaj.  Në garë sivjet janë kompozitorët dhe orkestrues të njohur nga Shqipëria si: Naim Gjoshi, Ylli Kalaja, Zef Coba, Aleksander Vezuli, Jetmir Mehmeti, Alfred Kacinari,  nga Maqedonia: Qamil Aliu, Damir Imeri, Ardian Kastrati, Bexhet Ajredini, nga Kosova: Burim Krasniqi, Riza Dolaku, Nazmi Aliu. Nga autorët më të spikatur të teksteve janë Mentor Thaci nga Kosova , Suela Tukaj, Alfred Capaliku e  Aulon Kalaja nga Shqipëria. Fëmijët artistë konkurues  vinë nga Elbasani, Shkodra, Tirana, Decani, Peja, Kërcova, Prespa duke sjellur një laramani stilesh muzikore përmes tematikës së atdhedashurisë. Juria profesionale që ende mbetet e paditur, por e përbërë nga personalitete të njohura të  kulturës, ekranit dhe botës akademike do të ndaje tre cmime për këngët më të mira të flamurit si dhe këngën fituese. Njëkohësishte dhe publiku dovotojë për këngën e vet. Poashtu të ftuar janë personalitete të shumta si aktori I njohur Mirush Kabashi.

Prezantimi i festivalit bëhet nga Avni Qahili ndërkaq medialisht ky festival mbulohet nga TVM 2 si sponsor medial. Pritet që të jetë një spektakël shumë i veçantë, me krijimtari të arrirë dhe performanca të shkëlqyera ku nuk do të mungojnë dhe artistët mysafirë që do të përshëndesin festivalin me interpretimet e tyre, ndër ta fituesja e festivalit “ Ardhmëria” në Kosovë dhe fituesja e çmimit “ Gjeniu I vogël”, pjesëmarrëse në Klan. “ Dita jonë” tashmë është në përgatitjet finale të skenografisë dhe anës teknike pas kanë mbaruar provat e korit të madh përbërë nga 60 anëtarë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia të cilëve veprimtari Xhelal Idrizi nga Tetova do tu dhurojë libra dhe flamuj si simbolik e 28 nëntorit  Gazeta “ Lajm” I dëshiron të gjithë fëmijëve suksese dhe Kërçovës një spektakël që do të mbahet mend gjatë kohë nga spektatorët.

Loading...