Më 4 shtator bota flet shqip!

Në nder të shenjtërimit të Nënë Terezës në 4 shtator nga Papa Françesku edhe në Shkodër janë organizuar një sërë aktivitetesh në nder të figurës së Anjeze Gonxhe Bojaxhi.Famullia e Shën Shtjefnit ka përgatitur aktivitete të cilat shërbejnë për të kujtuar veprën e kësaj gruaje dhe do të zgjasin deri në ditën e shenjtërimit.

106 vite më parë në një familje të thjeshtë shqiptare në Shkup lindi Anjeze Gonxhe Bojaxhi, e njohur ndryshe Nënë Tereza, humanistja shqiptare qe jetën ja kushtoi të varfërve ndër më të varfër.
Sot e gjithë bota flet për gruan e vogël me zemër të madhe, që me anë të veprave dhe gjërave të thjeshta, na dha shembuj të mëdhenj.

Më 4 shtator nga kryeqendra botërore e katoliçizmit do të shpallet shenjt prej papa Françeskut, duke bërë që edhe njëherë tjetër bota të flasë shqip.

Për të pritur këtë ngjarje të madhe për kombin, famullia e “Shën shtjefnit” në Shkoder ka përgatitur 9 ditëshin e aktiviteteve kushtuar Nënë Terezës.

Dom Artur Jaku, famullitar i Shkodrës thotë: Shenjtërimi i Nënë Terezës dhe pritja e shpalljes së martirëve do ta bëjë botën të flasë shqip.

Jeta dhe dëshmia e saj për dashurinë ndaj Krishtit dhe njerezve, janë një ftesë për të gjithë Kishën e mbarë njerëzimin që t’i shërbejmë me besnikëri Zotit thotë dom Artur Jaku.

“Është një ngjarje që duhet të skalitet në mendjen e zemrën e të gjithë shqiptarëve”

Ndryshe nga Kisha, për fat të keq shteti shqiptar e ka harruar këtë ngjarje të madhe për kombin, duke mos u kujtuar as për një aktivitet të vetëm në pritje të kësaj date të shënuar.

Loading...