Me këtë foto të veçantë Morena Taraku uron nënën e saj të ndjerë

Këngëtarja dhe modelja, Morena Taraku e ka humbur shumë e re nënën e saj, kështu më pas ajo dhe vëllezërit morën kujdesin maksimal nga babai i tyre.
Në disa intervista Taraku ka treguar se ka qenë shumë e lidhur me të ëmën, dhe se humbja e saj për të do të mbetet momenti më i keq i jetës, shkruan lajmi net.

Në ditën e lindjes së saj, ajo e ka kujtuar të ëmën me një fotografi gjersa në njërën anë shfaqë vetën dhe në tjetrën nënën.

“Urime ditëlindjen gjysma ime #Nënë”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Kujtojmë që para dy viteve ajo i ka kushtuar edhe një këngë, tekstin e së cilës e kishte shkruar vetë dhe e kishte emëruar me emrin “Lule”, shkurtesën e emrit të mamasë së saj Luljeta

Loading...