Kur dëshironi të bëni diçka për vete, atëherë zgjidhje ideale është që të ndryshoni stilin e flokëve.

Përveçse do të bëni diçka të bukur për vete, të gjithë do t’ju vërejnë që keni ndryshuar, mirëpo nëse zgjidhni stilin e vërtetë, do të dukeni edhe më të reja, transmeton Telegrafi.

Fjala është për bob të gjatë. Yjet, si p.sh., Naomi Wats, Kim Kardashian, betohen në këtë stil flokësh, sepse ai u jep teksturë dhe vëllim flokëve të saj, ndërkohë që “heq” edhe deri në dhjetë vjet.

Stilistët thonë që mënyra se si ia jepni formën stilit bob i kontribuon shumë asaj se sa do të dukeni më të reja.

Për fillim, tallazet e lëshuara gjithmonë janë ide e mirë. Ky stil i jep fytyrës suaj formë më të gjatë dhe më rinore.

Me ndarjen nëpër mesin e kokës gjithashtu i jepni kornizë të përsosur fytyrës suaj dhe i theksoni mollëzat e faqeve.

Ky stil flokësh po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në tepihun e kuq, sepse është i shkëlqyeshëm për të gjitha format e fytyrës, por që lehtë mund të kopjohet

Loading...