Me “llaçjanët”

Nazif Zejnullahu

Të gjitha “mastrafet” janë bërë, ka mbetur veç Ali Ahmeti të japë “izën” që LSDM t’i marrë nënshkrimet për të bërë “qeverinë e shpëtimit të vendit”?! 
Sa dramatike! 
Po sikur nesër, për shembull, 24 shkurt, të ngrihen komitët dhe ta “frikësojnë” kreun integrist “që të heqë dorë”?! 
Kështu do të duhet të jetë në përralla. 
Por, Shkupi nuk e ka hallin të merret me përralla. 
Nga Evropa (ambasadori francez Timonie, REL, të dielën që vjen), më në fund, po e ngrenë zërin, për t’u thënë sus atyre që kërcënohen me luftë (“artistët” – Gruevski…). 
Do të ishte keq po të thahej llaçi socialdemokrat, intenca e të cilit është t’i lidhë “tullat” që ka vënë VMRO… 
Sa nuk është rrëzuar “muri”!

Loading...