Me moton “Edukimi çelësi i suksesit”, komuniteti RAE feston 1 qershorin

Përveç kësaj, rikujtojmë se Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, ka nisur të festohet në kryeqytet sot në orët e hershme të mëngjesit dhe do të vazhdoj deri në orët e vona të natës.

Sot me shumë aktivitete nga më të ndryshmet po festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Por në këtë ditë nuk kanë vendosur njëjtë edhe komuniteti i Romëve, Ashkalive e Egjiptasve. Ata përmes organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalive e Egjiptasve”, po zhvillojnë kampanjën e tyre të filluar dy javë më parë, me moton “Edukimi çelësi i suksesit”, ku me këtë rast në ditën e fëmijëve kjo kampanjë u mbajt në Prishtinë, dhe edhe njëherë ky komunitet kërkuan më shumë edukim për fëmijët e tyre.

“Kjo është si lloj vazhdimësie e kampanjës të cilën e kemi nisur para dy javëve, që thirret “Edukimi çelësi i suksesit”, dhe është për vetëdijesimin e fëmijëve të këtij komuniteti për arsim. Sot besoj që është edhe më e fortë, pasi që, është dita e fëmijëve, dhe kështu ne vendosëm që mos të festojmë po bashkë me fëmijët të ecim nëpër sheshet e Prishtinës”, tha për KultPlus njëri ndër organizatorët Orhan Butiq, i cili poashtu tha se besojnë që me këtë që kanë nisur ta rrisin në një përqindje të madhe edukimin për këtë komunitet.

Përveç kësaj, rikujtojmë se Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, ka nisur të festohet në kryeqytet sot në orët e hershme të mëngjesit dhe do të vazhdoj deri në orët e vona të natës./KultPlus.

Loading...