Më në fund! Adelina Tahiri publikon foto me bashkëshortin për herë të parë

Ajo është ndër personalitetet më të diskutuara në shtypin rozë.

Adelina Tahiri ka kohë që po shijon ndjenjën e shtatzënisë, e cila po e pret fëmijën e parë, bashkë me bashkëshortin e saj Serjoza Markov, shkruan Kosovarja.

Ajo është mjaftë aktive në rrjete sociale me foto të shumta nga jeta e saj personale, e cila momentalisht po shijon pushimet luksoze.

Mirëpo, ajo asnjëherë deri sot nuk ka publikuar foto bashkë me bashkëshortin, arsyeja e cila ende nuk dihet.

Këngëtarja ka befasuar sot ndjekësit e saj në Instagram, pasi ka publikuar edhe një foto me bark të fryrë, por kësaj radhe bashkë me bashkëshortin.

Edhe pse nuk shihet fytyra e tij e plotë, ata kanë realizuar këtë fotografi të lezetshme së bashku. /Kosovarja/

Loading...