Me paratë e shtetit Gruevski shlyen borxhet e qytetarëve, blenë vota për zgjedhje!

Listat e borxheve mbaruan. Janë mbledhur diku mbi 30 milion euro, me cka është përmbushur edhe një premtim parazgjedhorë sic ka bërë të ditur sot kryeministri Gruevski.

Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve për punët e autostradës Kërcovë-Ohër, Gruevski ka thënë se shteti ka marë si detyrë pagesën e borxheve në kohën kur mbaron edhe kriza europiane.

‘’Ky ka qenë premtim i joni parazgjedhor me cka me mbarimin e krizës europiane duke paguar borxhin e qytetarëve në disa kategori që do t’iu ndihmojmë shumë. Në atë krizë kishim shumë probleme, megjithatë kategoria më e prekur e qytetarëve të cilët edhe kishin rritje në borxhe. Në zgjedhje dolëm me premtime dhe me projekt që do ju paguajmë borxhet atyre. Ai proces ka mbaruar dhe mund t’iu them se 30 milion euro të qytetarëve tashmë janë pastruar që e mori shteti përsipër’’, deklaroi Gruevski.

Loading...