Opinione

Me parti, e pa parti, për shqiptarët zi e më zi

protesta 12

ABDULLA MEHMETI

Aktualisht, për shqiptarët në Maqedoni nuk është fare e rëndësishme nëse do të hyjë një parti e vjetër politike e shqiptarëve në qeveri, ose jo; nëse do të mbetet edhe më tej në qeveri një parti tjetër politike e shqiptarëve, gjithashtu e vjetër, apo jo; por, a do të reformohen ndonjëherë këto parti, të riorganizohen dhe ndryshojnë kursin politik të derisotëm, apo do të mbeten të tilla siç janë sot, me mundësi reale t’i bashkëngjiten listës së partive politike tanimë të shuara, aty ku u fundosën ato përfundimisht nga skena politike, që t’ua zënë vendin parti të reja, me njerëz të ri dhe qasje ndryshe ndaj çështjes shqiptare në Maqedoni, jo me figura të njëjta, programe dhe veprime identike.

Për parti politike të cilat shërbejnë vetëm si ente punësimi dhe për dërrasa kërcimi në pushtet të një grupi individësh, për karriera politike dhe interesa personale, shqiptarët nuk kanë pasur nevojë asnjëherë, nuk kanë sot dhe nuk do të kenë as në të ardhmen.

Për parti politike që ua përvetësojnë elektoratin dhe anëtarësinë me shumicë, që partitë tjera joshqiptare ua pushtojnë kaq lehtë hapësirën e veprimit në pushtetin qendror dhe lokal, nuk kanë nevojë qytetarët shqiptarë, as procesi i reformave demokratike në shoqëri, ndërtimi i shtetit ligjor, integrimi i vendit në shtrukturat euroatlantike, paqja dhe siguria ndërkombëtare, aq më pak çështja e pazgjidhur shqiptare në Maqedoni.

(11.11.2017)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top