Maqedoni

Me propozim konkret në tavolinë, Nimic më 17 janar do të fillojë raundin e ri të bisedimeve

4161209

Me propozim projekt në tavolinë, Nimic më 17 janar do të fillojë raundin e ri të bisedimeve për emrin, shefat e diplomacive Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias mbrëmë pas takimit në Selanik kanë shprehur optimizëm për një zgjidhje të mundëshme, transmeton Zhurnal.mk

Por nuk kanë treguar se cfarë përfshinë ajo iniciativë në korniza në të cilën do të ketë tejkalim të dallimeve rreth emrit.

Të preokupuar me problemin e emrit me fqiun verior Greqia në muajt e fundit ka vënë disa linja të kuqe, kryeministri Zaev megjithatë me entuzijazëm ka deklaruar se për të nuk ekzistojnë linja të kuqe për emrin, në intervistën e tij për mediat në Athinë ka thënë se problemi i emrit mund të zgjidhet në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Edhe pse Shkupi dhe Athina megjithatë fillojnë raund të ri të bisedimeve më 17 janar, konsultimet dhe marrëveshjet i mbajnë në diskrecion duke thënë se do ketë një zgjidhje kreative e ndoshta nuk do varet vetëm nga negociatori Metju Nimic.

Mediat shqiptare duke u thirur në burime diplomatike kanë thënë se zv.kryeministri Osmani ka marrë propozim konkret për ndryshim të emrit nga pala greke, propozimi ka qenë shumë ndryshe nga ato që spekuloheshin nga mediat greke kohëve të fundit.

Ndërkohë që shefi i diplomacisë greke ka thënë më parë se nuk është i nevojshëm referendum as në Maqedoni e as në Greqi dhe se për ndonjë vendim të tillë nuk ka nevojë pasiqë pala greke ka qeveri stabile.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top