Masat e sigurisë janë rritur në të gjitha institucionet shtetërore si dhe për zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Mëngjesin e sotëm në një video që është publikuar nga Klan Kosova, shihet se si Kryeministri Isa Mustafa shoqërohet nga një eskortë e madhe e policisë.

Nga pamjet shihet se janë rreth shtatë makina të policisë që shoqërojnë makinën e Mustafës, kur ai po shkonte mëngjesin e sotëm për në zyrat e Qeverisë.

Loading...