Me sëpatë në krah në manifestimin e opozitës (Foto)

Gjatë tubimit të opozitës, sot në sheshin “Zahir Pajaziti” është parë edhe një protestues i cili nuk dukej edhe aq paqësor siç u përmbyll manifestimi i opozitës deri në momentin kur Policia ndërhyri në zyrat e Vetëvendosjes për të arrestuar Albin Kurtin.

Një burrë i moshuar me plis e sëpatë në krah, ia kishte mësyrë tubimit të opozitës për të kundërshtuar dy marrëveshjet e fundit me Serbinë e Malin e Zi, raporton kp. Nuk dihet arsyeja se përse ky protestues ka dalë me sëpatë në manifestimin e sotëm, mirëpo ai nuk e ka lënduar askënd.

(Fotot: Kosovapress)

Loading...