Media serbe dhe ato proqeveritare maqedonase propagandojnë se, në Maqedoni do të shkaktohet një luftë e re para zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në prill.

“Maqedonia është nën rezikun e një lufte hibride rreth skenareve të mundëshme të revolucioneve dhe terrorizmit shqiptarë që akoma vazhdojnë të jenë aktive në një të ardhme të afërt. I gjithë problemi është se kriza politike po zhvillohet me një opozitë proeuropiane duke u munduar që të respektojë marveshjen e arritur këtë verë”, paralajmëron analisti, Andrej Koribko në analizën e tij të fundit bën të ditur Kurir.rs duke ju referuar situatës në Ballkan, përcjell Zhurnal.

Në tekstin me titull: “Të gjithë e dinë se në Ballkan po ndodh një situatë e keqe, nëse rajonin e pret një destabilizim i ri”, Koribko paralajmëron se Zaev dhe Ahmeti me të madhe mundohen që të shkaktojnë një revolucion etnik dhe social që do të çonte në luftë hibride në pragë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në pranverë.

Koribko shprehet se në, Ballkan për momentin ka tre probleme edhe atë kriza e refugjatëve, gara për armatim që e hapi SHBA dhe lufta hibride në Maqedoni. Të gjithë vendet ballkanike interes e kanë që të ndalojnë ardhjen e emigrantëve, duke u munduar që të krijojnë një rrjetë në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kryeministri shqiptar, Edi Rama javën e kaluar paralajmëroi që emigrantët mund të shkojnë në Shqipëri përmes jugut të Italisë, thekson Koribko.

Në analizën e tij për situatën në Ballkan, Koribko vlerëson se, “Maqedonasit të vendosur i treguan botës se si në mënyrë patriotike bashkohen për të mbrojtur integritetin e vendit duke ju kundërvu kurtheve dhe rreziqeve të jashtme”.

Me këtë, siguria demokratike, ruajtja e vullnetit të popullit shihet qartë në Maqedoni si një faktor stabiliteti në Ballkanin Qendror për dallim nga destabilizimi i vendit siç ndodhi në Mal të Zi./zhurnal.mk

Loading...