Në tre kapituj, për emrin, shtrirja e përdorimit dhe akronimeve, sipas “Katimerinit” grek, është arritur marrëveshje midis Shkupit dhe Athinës.

Gazeta komenton se negociatat po shndërrohen në enigmë të pazgjidhshme edhe krahas optimizmit fillimisht të rritur nga Athina, lajmëron korrespondenti i MIAs nga Athina.

Qeveria greke, siç shkruan “Katimerini”, tani po ballafaqohet edhe me Demokracinë e Re opozitare, e cila kërkon ndryshimin e Kushtetutës, por “Shkupi, përmes intervistave të vazhdueshme të kryeministrit Zaev, reaguan në mundësinë për ndryshim të Kushtetutës”.

“Sipas informacioneve, si dalje nga situata, Athina në marrëveshjen ndërkombëtare që do të nënshkruhet midis Athinës dhe Shkupit, nëse në negociatat ka progres, do të propozojë të kyçet edhe një përpjekje e thjeshtë për ndryshimin e Kushtetutës dhe për ‘ndonjë lloj të fillimit të procedurave përkatëse”. Sipas burimeve të njëjta është arritur marrëveshje në përdorimin (erga omnes) dhe për akronimiet”, shkruan “Katimerini”.

Sipas gazetës edhe krahas vështirësive të ekzistojnë, Cipasi fuqimisht është përkushtuar në zgjidhjen e problemit, edhe pse e di se ekziston rrezik për probleme të mundshme për shkal të qëndrimit të Panos Kamenosit.

“Katimerini” në tekstin me titull “Minat në rrugën e Ciprasit”, i analizon çështjet e hapura me të cilat kryeministri grek duhet të përballet në periudhën e ardhshme – ekonomia nga njëra anë dhe çështja e emrit nga ana tjetër.

Loading...