Mediat greke: Është arritur përparim në Ohër

Mediat greke theksin në publikimet e tyre për takimet e djeshme midis Dimitrovit dhe Koxiasit në Ohër e vënë në deklaratën e shefit të diplomacisë greke se janë bërë hapa përpara dhe se ende mbesin çështje të hapura, por edhe në deklaratën e ministrit Dimitrov se është biseduar për afatin kohor të implementimit të marrëveshjes eventuale, transmeton Medial.mk.

Gazetarët grek komentojnë se edhe më tej mbeten çështje të hapura si ajo erga-omnes përdorimi i emrit, kushtetuta dhe nacionaliteti, derisa marrëveshje është arritur për mbrojtjen e kufijve, aktivitete të përbashkëta në të ardhmen, bashkëpunimin bilateral dhe irredentizmin. /Medial.mk/

Loading...