Mediat greke: Qorrsokak i ri politik në IRJM

Mediat greke çdo ditë lajmërojnë për gjithçka që ndodhë në skenën politike të Maqedonisë, tani për tani pothuajse pa komente, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

“Qorrsokak i ri politik në IRJM”, “Zgjedhje të parakohshme në IRJM nën kërcënimin për abstenim të socialdemokratëve”, “Zgjedhje më 5 qershor në klimë të mosbesimit” janë vetëm disa nga titujt në mediat greke.

Në Greqi informohet se kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski e shpërndau Parlamentin e Republikës së Maqedonisë dhe se në ditët në vijim pritet zyrtarisht t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme për më 5 qershor.

Megjithatë, shkruajnë mediat greke, lideri i partisë më të madhe opozitare, Lidhja Socialdemokrate (LSDM) Zoran zaev thotë se nuk ekzistojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.

“Ai e akuzoi VMRO-DPMNE-në në pushtet, partinë e ish-kryeminsitrit Nikolla Gruevski dhe paralajmëroi se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, të cilat i shërbejnë “regjimit autoritar” të Gruevskit”, shkruan “Gazeta e gazetarëve”.

Gazeta përkujton se anëtarët e Qeverisë nga radhët e LSDM-së disa orë para shpërndarjes së Kuvendit parashtruan dorëheqje, por ato nuk u konstatuan.

“Jeta politike në Maqedoni po vuan tashmë më shumë se një vit pas skandalit me përgjimet e telefonit që e plasoi opozita, që shkaktoi krizë serioze politike në vend. Gruevski, parashtroi dorëheqje si kryeminsitlr i maqedonisë nga mesi i janarit, në pajtim me marrëveshjen ndërmjet katër partive politike në vend, që u bë ligj në të cilin ceket se kryeministri aktual largohet nga funksioni para zgjedhjeve të përgjithshme”, theksojnë mediat greke.

Në Greqi përkujtohet më tutje se “opozita e akuzon Gruevskin se partia e tij ka fituar në të gjitha zgjedhjet prej vitit 2006 me mashtrime, prëderisa VMRO-DPMNE në pushtet dhe opinioni publik pohojnë se opozita po bën gjithçka për të mos u mbajtur zgjedhjet, sepse frikësohet se do të pësojë humbje”.

Loading...