Portali ndërkombëtar Boredpanda, përshkruan mënyra të jetesës, art, kultura dhe të veçanta të tjera. Por sot në këtë portal ka zënë vend një artikull për ish Presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli. Por, artikulli për Pacollin nuk ka të bëjë me jeten e tij politike por me mënyrën e shtrenjtë te jetesës së tij, transmeton Klan Kosova.

Në fakt boredpanda, ka postuar disa fotografi të aseteve të Pacollit nën titullin “Jeta e shqiptarit më të pasur në botë është e mrekullueshme”.

“Kjo është jeta e ish Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Siç mund ta shihni prej fotografive jeta e tij është goxha e mirë. Kur ai ishte zgjedhur si President i Kosovës e kishte dhuruar pagën e tij për familjet e varfra. Kjo është e mrekullueshme”, shkruan boredpanda.

Ata kanë postuar disa fotografi të jetës luksoze të Pacollit dhe sipër tyre kanë shkruar nga një përshkrim.

Loading...