Pas dramës familjare, humbjes së babait të tij, të cilit i qëndroi pranë deri në ditën e fundit të jetës, duke mos pranuar të angazhohej me ndonjë klub në merkaton e verës së këtij viti, ka ardhur lajmi i mirë për Naser Alijin. Mbrojtësi ynë i kombëtares ka vendosur t’i bashkohet Dinamos së Bukureshtit, skuadrës së mirënjohur rumune, ku shkëlqeu një tjetër shqiptar, Sulejman Demollari.

 

Mediat rumue e bëjnë me dije këtë fakt. Ato shkruajnë: “Pas portierit Logan Bailly dhe mbrojtësit Sebastien Locingni, Mircea Rednic ka rënë dakord me një futbollist të tretë, që do të nënshkruajë me Dinamon. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Naser Aliji, mbrojtës i krahut të majtë, i kombësisë shqiptare dhe zvicerane.

 

I dalë nga FC Basel, Aliji do të vijë në Bukuresht si lojtar i lirë. Herën e fundit ai luajti për Virtus Entella. Aliji nuk ka angazhim me ndonjë skuadër që nga vera, kur i vdiq i ati dhe ai preferoi të qëndronte pranë familjes. Për ekipin kombëtar të Shqipërisë, ai ka luajtur 11 ndeshje. 400 mijë euro është vlera e tregut e Naser Alijit, sipas “transfermarkt”.

Loading...