Kosovë-Shqipëri

Mediat sllovene: Zbulohet skenari i arrestimit të Ramush Haradinajt! A ishte Gani Thaçi bashkëpunëtor i Serbisë?

Ramush-Haradinaj-696x395

Ramush Haradinaj në Francë iu nënshtrua presionit për koalicion me PDK-në! Ai është intervistuar nga hetues të Gjykatës speciale. Dalin në shesh fakte të pa thëna më parë për arrestimin e Ramush Haradinajt nga Francë me kërkesë të Serbisë, një fletarrest i saj i ëshuar vite më parë.

Prapaskenat, përkatësisht faktet janë ato që tregojnë se Ramush Haradinaj u arrestua nga Franca pas një telefonate që ju bë inteligjencës franceze nga zyra e Presidentit Thaçi.

Po ashtu mediat sllovene duke botuar një dokument anglisht sjellin prova se motivi i arrestimit të Haradinajt ishte të ushtrohej presion nga Thaçi dhe Veseli, që ai të të hynte në koalicion me PDK-në. Në vijim po sjellim disa pjesë nga dokumenti i publikuar anglisht nga mediat sllovene.

Çka qëndronte prapa arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë

Në fillim të artikullit përshkruhet arrestimi i Ramush Haradinajt në janar në aeroportin Mulhouse-Freiburg në Francë, Bazel. Po ashtu tregohet se ai ishte arrestuar për herë të parë, pavarësisht që kishte qëndruar disa herë në Francë.

“Është e mundshme se mungonte reagimi nga Prishtina nga të njëjtat arsye, për të ciat njerëz nga kabineti i Hashim Thaçit kishin bërë një thirrje dhe e kishin përcjellë informacionin tek inteligjenca franceze se kur saktësisht do të arrinte Haradinaj në Bazel-Muhouse-Freiburg, prej nga do të duhej të udhëtonte për në SHBA ku do të duhej të merrte pjesë në inaugurimin e presidentit Tramp.

Shkrimi thotë se vetëm në mbrëmje të asaj dite që ishte arrestuar Haradinaj, kishte reaguar presidenti Thaçi, duke thënë se është e papranueshme që të arrestohej Haradinaj, nga cilido shtet vetëm pse Serbia kërkonte.

Gjithashtu Haradinaj, thuhet në artikull ishte arrestuar për shkak të një rezolute që kundërshtonte dialogun me Beogradin, i cili vazhdimisht ishte në krizë’.

“Ky skenar aktual ishte planifikuar nga Thaçi dhe bashkëpunëtori i tij i afërt Kadri Veseli, që të dy të njohur për kontaktet e tyre me rrethet e shërbimeve sekrete franceze. Arrestimi i Haradinajt në Francë, u përdor për të ushtruar presion ndaj tij që të pranonte kushtet për formimin e Qeverisë së ardhshme”.

“Duke u bazuar në lidhjet e Thaçit me francezët, përkujtojmë lidhjen e tij me Bernard Kushnerin, kur ai ishte shef i UNMIK-ut në Kosovë nga viti 199 deri në vitin 2001”.

“Kryeministër do të bëhet me çfarëdio çmimi Kadri Veseli, por për këtë pengesë kryesore është kërkesa e Haradinajt, që ai të bëhet vet kryeministër. Por, kjo do të varet nga rezultati i zgjedhjeve.

Gjendja e vështirë në të cilën u ndodh Ramush Haradinaj gjatë procesit të kërkimit të ekstradimit, u përdorën nga anëtarët e gjykatës speciale e krijuar për krimet e UÇK-së”.

“Bazuar në burime të mirë informuara, Haradinaj u pajtua të intervistohej nga hetues nëse provoheshin informacionet e tij për lidhjet e Thaçit dhe bashkëpunimin e tij me njerëz të PDK-së, me krimet e kryera dhe mizoritë kundër serbëve dhe shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Bazuar në informacionet e hetuesve, Haradinaj “mund të përdoret në proces gjyqësor”.

Për më tepër mësohet se Haradinaj ka synim që ta diskreditojë familjen Thaçi në media gjatë fushatës zgjedhore, para së gjithash vëllain e tij Ganinë, për lëshimin e dokumenteve dhe evidencën e bashkëpunimit të Ganisë me shërbimin sekret serb në vitin 1996./04online

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top