Medvegjë, 1 maj –Lugina e Preshevës kishte sot festë kombëtare. Në manifestimin “Takimet e vendlindjes-2018” në fshatin e akademik Idriz Ajetit dhe Jim Xhemes ne Tupallë të Medvegjes, i vershjur ne kuqezi ishin pranishëm të gjithë liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës, mysafire nga Kosova e Sqhiperia, por edhe nga diapsora e autoritet lokale te Komunës së Medvegjës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ekipi nga Kosova fitoi, por nuk u ndan keq as ato vendore

Fillimisht të pranishmit i përshëndeti ndihmës kryetarja e Komunës së Medvegjes, zonja Leme Xhema e cila edhe është më meritorja për organizimin e shkëlqyeshëm të këtijmanifestimi. Ajo i dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe apeloi që takimet tradicionale të mbahen në vazhdimësi.

Ky manifestim tani më tradicional mbahet çdo vit dhe organizohet nën patronatin e Komunës së Medvegjes, kurse manifestimi begatohet me programe të shumta kulturo-artistike dhe aktivitete të ndryshme sportive, e si zakonisht nikoqir i gjith kësaj ngjarje është Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë.

Sipas agjhencise se lajmeve “Presheva Jonë” sot Tupalla e Medvegjes tuboi rreth 1000 shqiptarë bashke me autoritetet komunale dhe personalitete nga qendrat e vendeve fqinje, ne këte manifestim tradicional ne Medvegje per te cilet ishte pergatitur nje program i pasur kultur e sportiv, te shoqeruar me muzike.

Manifestimi tradicionale kulturore dhe sportive “Takimet e Atdheut” qe u mbjaten sot në fshatin Tupalle te Medvegjës kaloi pa probleme, ka thëne per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” znj.Leme Xherma

Takimet filluan me program kulturor-artistik, lojëra tradicionale dhe këngë shqiptare të realizuara në skenë në oborrin e shkollës fillore në Tupallë.

Në vijim të programit, u zhvillua një turne tradicional i futbollit në të cilin morën pjesë tetë ekipe, dy nga Kosova dhe gjashtë nga Medvegja.

Kryetari i komitetit organizativ të këtyre takimeve, z.Florim Sahiti tha se në të gjitha ekipet ishin shqiptarë që jetonin ose jetonin në Medvegjë ose ishin vendas të kësaj komune dhe tani jetojnë në Fushë Kosovë.

Në mesin e mbi njëmijë pjesëmarrësve në këtë manifestim, të pranishëm ishin edhe deputetë e autorite nga na Tiarana e Prishitna e Lugina si dr.Shukri Ymeri, Rexhep Abazi etj.. Sot në Tupall ishte edhe kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik (PVD), Riza Halimi dhe deputeti Fatmir Hasani.

Ndërsa në binën e improvizuar në oborrin e shkollës, që e madhëronte flamuri gjigant kombëtar, defiluan solistë dhe valltarë me repertor të pasur këngësh e vallesh kombëtare. Fale autoriteteve komunale Leme Xhemes dhe Florim Sahitit, ky manifestim kaloi pa asnej iccident perkunder zhurmes ne mediat serbe, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Në fund për mysafirët u shtrua edhe një drekë per msyafiret.

Edhe pse kjo ngjarje është mbajtur nën kujdesin e Asamblesë Komunale të Medvegjës, këtë vit në Tupala nuk u pa kryetari i komunes, Nebojsha Arsic (SNS). Ngjarja e sotme ka kaluar pa asnjë incident.

Loading...