Meghan Markle detyroi ish-bashkëshortin e saj të nënshkruante një kontratë shtatëzënie. Ajo dëshironte çdo luks të mundshëm nëse do të lindte një fëmijë nga ai, ka zbuluar një burim për Daily Mail.

Aktorja ishte e shqetësuar për pasojat që do t’i sillte në trup lindja e fëmijës dhe për tu kthyer në formë i kërkoi Trevor Engelson të paguante për një trajner personal dhe një dietologe për ta ndihmuar.

Dukesha e Sussex gjithashtu kërkoi një dado për ta ndihmuar në rritjen e fëmijës.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi Meghan dhe Princ Harry zbuluan se ishin në pritje të fëmijës së parë.

Kontratat e shtatëzanisë janë gjithnjë e më popullore në SHBA.

Edhe pse kanë tendencë të mbulojnë përgjegjësitë prindërore pas lindjes së fëmijës, siç është ndarja e detyrave të shtëpisë, sipas burimit, Meghan u përqendrua në ruajtjen e formave trupore.

Meghan dhe producenti u takuan në vitin 2004 dhe dolën për 6 vite, para se të fejoheshin në vitin 2014. Ata u martuan në një ceremoni në Xhamajka në shtator të vitit 2011. Por marrëdhënia e tyre u prish kur Dukesha u largua në Toronto për të realizuar xhirimet e një filmi ndërsa Engelson qëndroi në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos.

Distanca i dha fund martesës së tyre dhe ata u ndanë në verën e vitit 2013.

Por zyrtarisht u ndanë në vitin 2014 dhe nga marrëdhënia e tyre nuk erdhi në jetë asnjë fëmijë.

 

Loading...