Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, reprezentues i Zvicrës, bëri lojë jashtëzakonisht të mirë për Wolfsburgun, duke shënuar fitore me rezultat 3:1 kundër nënkampionit të Italisë, Napoli. Mehmedi u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të, ndërsa shqiptari tjetër Elvis Rexhbecaj në atë të 72-tën. Shqiptarët dëshmuan lojë të mirë për fitoren e skuadrës së tyre, ndërsa Napoli nuk bëri lojën ashtu siç pritej në miqësore.  Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, luajti titullar deri në minutën e 46-të për Napolin.  Mehmedi shënon dy gola në minutën e 70-të dhe të 72-tën, kurse Brekalo në atë të 21-tën dhe për Napolin Milik (69’).

Loading...