Mehmedi, “ujku” i ri i Wolsfburgut

Admir Mehmedi (26) ka ndryshuar klubin. Futbollisti shqiptar i kombëtares së Zvicrës ka kaluar nga Leverkuseni në Wolfsburg për 10 milionë euro (duke përfshirë të gjitha bonuset tjera). Ai ka firmosur një kontratë deri në vitin 2022 dhe do të mbajë numrin 22. Wolfsburg i ka uruar mirëseardhje atij duke i thënë se mezi presin ta shohin në fushë.

Mehmedi pritet të debutoj për Wolfsburgun të shtunën kundër VfB Stuttgart. /lajm

Loading...