Analisti Semi Mehmeti paralajmëron se “virusi i antishqiptarizmit” tani mund ta kaplojë LSDM-në, si dikur VMRO-DPMNE-në edhe atë pikërisht për shkak të koalicionimit me BDI-në.
“Nëse LSDM mbetet gjatë kohë në koalicion me BDI-në, kam frikë se virusi antishqiptar do ta kaplojë edhe partinë e Zaevit, njësoj sikurse që dikur e kishte kapluar edhe VMRO-në. Është në të mirë edhe të shqiptarëve edhe të LSDM-së, që sa më shpejtë BDI, të përjashtohet nga qeveria”, thekson Mehmeti.
Ai shton se BDI ka njerëz të mirë dhe kuadro të përgatitura, por ata nuk mund të vijnë në shprehje deri sa kjo parti nuk kalon në opozitë ku do të reformohej ngjashëm sikurse u reformuan më herët LSDM-ja dhe VMRO-ja.

Loading...