Rreth arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar edhe shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti.

“Mediat raportojnë se pas manifestimit të Ditës së Flamurit, policia ka arrestuar Albin Kurtin dhe dhjetëra aktivistë tjerë të Vetëvendosjes! Kush mund ta paramendonte se Prishtina ku u shënua kalendari i rezistencës dhe i krenarisë shqiptare, këtë 28 Nëntor do e kremtojë si në kohën e Millosheviqit – me rrugë të bllokuara nga policia, me seli partiake të pushtuara nga forcat policore, me arrestime provokuese!? Vallë kush e tradhtoi ëndrrën: ne që besonim se liria duhet të na takojë të gjithëve, apo këta pushtetarët e sotëm që na i morën të gjitha, që nga pasuria e deri te festat kombëtare, këta pushtetarë që ende nuk e kanë kuptuar se regjimi që fshihet pas shpinës së policëve, kurrë nuk mund të jetë e mira e popullit!”, ka shkruar Mehmeti.

Loading...