Drejtori për çështje europiane dhe globale në NATO dhe njëherit shef i ekipit negociues i NATO-s me Maqedoninë, Xhejmxh Mekki në një intervistë për “360 shkallë” ka theksuar se negociatat aderuese të Maqedonisë po ecinë mirë, transmeton Zhurnal.

Ai thotë se Qeveria dhe ekipi ndërkombëtar kanë pasur disa takime dhe tani janë fokusuar në përgatitjen e planit për vazhdimin e reformave.

“Vlersoj se negociatat aderuese po ecin shumë mirë, kemi pasur shumë sesione formale mes Qeverisë dhe ekipit ndërkombëtar këtu në selinë e NATO-s, më shumë kanë qenë nga këto sesione janë mbajtur në tetor dhe që nga atëher jemi fokusuar në përgatitjen e planit për vazhdimin e reformave, që është dokumenti kyç që Qeveria duhet ta dorëzon kur të nënshkruan protokolin aderues. Kjo është lëmia kryesore që kemi punuar nga tetori, të identifikojmë fushat kryesire për të cikën Qeveria përkushtohet se do të vazhdon me reformat pas nënshkrimit të protokolit aderues”, thotë Xhejmxh Mekki.

Loading...