Memedi: BESA ofron zgjidhje të problemeve, të tjerët vetëm fjalë (VIDEO)

Anëtari i kryesisë qendrore në Lëvizjen BESA, Rexhep Memedi ka qenë i ftuar në “10 minuta” të televizionit 21, ku është biseduar për bisedimet në Përzhino, “Ridefinimin”, hapat e mëtejme që do t’i ndërmerr BESA, e të tjera.

“Lëvizja BESA që në Mars të vitit të kaluar hartoi platformën “Ridefinimi” ku mes tjerash Lëvizja BESA ofroi disa zgjidhje për daljen nga kjo krizë e thellë politike. Në mesin e atyre pikave ne e potencuam edhe formimin e Gjykatës Special nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët do të shqyrtojnë lëndët e iniciuara nga Prokuroria Speciale, edhe dita – ditës po dëshmohet se kjo Gjykatë Speciale është një nevojë emergjente për të dalë nga kjo situatë”, – ka theksuar Rexhepi.

Më tutje Rexhepi i BESËS ka thënë se kjo Lëvizje tashmë është një faktor relevant në skenën politike në Maqedoni.

Për më tepër ndiqeni videon nga ky emision:

Loading...